Arsenali ka mposhtur Sheffield Unitedin më lehtë sesa e ka pritur për ta vazhduar betejën për titullin e Premier Ligës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Klubi nga Londra realizoi fitore 6 me 0 dhe me golat e kësaj ndeshjeje arriti një tjetër rekord duke realizuar 21 gola për katër ndeshje.
Golat për Arsenalin i kanë shënuar Martin Odegard (5’), Bogle autogol (13), Gabriel Martineli (15’), Kai Havertz (25’), Declan Rice (39’) dhe Ben White (58’).
Me këtë fitore Arsenali ka 61 pikë, dy më pak se lideri Liverpooli dhe një më pak se Manchester City në pozitën e dytë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.