Edin Dzeko ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe në një moment ka qenë nëna e tij që ia ka shpëtuar jetën
Edin Dzeko e ka përjetuar luftën në Bosnje si fëmijë, por dëshirën për të luajtur futboll e kishte të madhe edhe në atë kohë, shkruan Reporteri.net
Sulmuesi boshnjak ka mundur të ketë fat tragjik, ashtu siç kishin shokët e tij të fëmijërisë, por nëna e tij e ndaloi atë që të dilte të luante futboll në ditën kur kishte shpërthyer një bombë në vendin ku zakonisht Dzeko luante futboll.
“Nëna ime ma shpëtoi jetën kur isha fëmijë. Ajo nuk më lejoi që të shkoja të luaja futboll me disa shokë të mi në Bosnje,” ka thënë Dzeko.
“Disa minuta më vonë një bombë shpërtheu dhe vrau të gjithë shokët e mi. Unë nuk kisha një fëmijëri të mirë për shkak të luftës, por gjithçka që kishte ndodhur atëherë më ka bërë më të fortë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.