“Nëse më ekzekutojnë, dua që ta dini se jam një njeri i pafajshëm – edhe pse u përpoq dhe luftoi më të gjithçka forcat që zëri i tij të dëgjohej – u ekzekutua”, kishte thënë Navid Afkari, atleti 27-vjeçari që u ekzekutua me varje nga autoritetet iraniane.
Irani e ekzekutoi Afkarin, i cili ishte mundës i njohur, nën akuzat për vrasje, përkundër lutjeve ndërkombëtare për ta falur, transmeton Gazeta Express.
Afkari ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një roje sigurie gjatë një vale protestash kundër qeverisë në vitin 2018.
Afkari kishte thënë se ishte torturua derisa ishte detyrua ta pranonte fajin.
Në një audio të zbuluar nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, Afkkari kishte thënë: “Nëse më ekzekutojnë, dua që tani dini se një njeri i pafajshëm – edhe pse u përpoq dhe luftoi më të gjithçka forcat që zëri i tij të dëgjohej – u ekzekutua”.
Afkari u ekzekutua me varje në qytetin jugor Shiraz, sipas mediave shtetërore.
Avokati i tij ka thënë se Afkari nuk ishte lejuar ta shihte familjen para se të vdiste.
Ka pasur shumë thirrje për ta parandaluar ekzekutimin e tij, përfshirë nga një union që i përfaqëson 85.000 atletë në gjithë botën.
Vellezerit e Afkarit, Vahid dhe Habib, janë dënuar me 54 dhe 27 vjet burgim për rastin e njëjtë.
Në një audio të zbuluar nga burgu ku po mbahej ai, Afkari kishte thënë se ishte torturuat për ta pranuar fajin. Nëna e tij ka thënë se bijtë e saj ishin detyruar të dëshmonin kundër njëri-tjetrit.
Afkari ishte kampion kombëtar në mundje, një sport me histori të gjatë dhe shumë popullarizuar në Iran.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.