×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi i kushëririt të Messit: Nxirreni nga loja ose do ta vrasim

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 14:21

    Messi ka luajtur me klubin argjentinas Newell Old Boys që kur ishte gjashtë vjeç dhe që atëherë ishte në rrugën e famës, akoma pa u bërë pjesë e Barcelonës.


    Maxi Biancuçhi u rrit me Messi-n dhe të dy kushërinjtë luanin futboll në lagjet e tyre. Messi dilte gjithmonë më I miri.

    “Në lagje ai luante me ne, ne ishim më të mëdhenj se ai, dhe shumë prejt tyre thonin:” Ai është i çmendur, nxirreni nga loja ose do ta vrasim!- shpesh ata donin ta godisnin, por Messi nuk i lejonte.”-rrëfeu Biancuçhi.

    “Kur ai ishte tetë, ose nëntë vjeç, zgjohesha herët të shtunën ta shihja atë teksa luante dhe ai gjithmonë bënte manovra impresionuese. Ishte e pabesueshme.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!