×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi i Webb: Shpresoja që Ronaldo ta gabonte atë penalti

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 16:48

    “Thjesht doja që Cristiano Ronaldo ta humbiste atë penallti”.

    Ky është rrëfimi i Howard Webb, një ish-arbitër shumë i njohur ndërkombëtar, i cili vendosi që të tërhiqej pas Kupës së Botës në vitin 2014 nga gjykimi.


    Episodi u zbuluar nga gjyqtari anglez, i cili i referohet një ndeshje në vitin 2009 mes Manchester United dhe Tottenham të luajtur në “Old Trafford”, ku Djajtë e Kuq luftonin për titullin së bashku me Liverpoolin. United po humbiste 2-0, me gola nga Bent dhe Modric, më pas u dha një penallti.

    Pikërisht aksionin e penalltisë e ka kujtuar ish-arbitri i njohur:

    “Pash Carrick që të prekte fillimisht topin dhe më pas u pengua nga portieri Gomes. Mu duk një penallti e thjeshtë për t’u fërshëllyer. Pritja protestat e zakonshme që jepeshin pas penalltive, por shikimin e Gomez, nuk e prisja.

    Në pak sekonda mu vendosën kundër sikur kisha gabuar. Gjithsesi vijoja të mbajë vendimin, duke shpresuar se Ronaldo do ta humbiste atë penallti”.

    Portugezi ndërkohë arriti që të mposhtë portierin e Tottenham, dhe më pas Tottenham përmbysi rezultatin në 5-2, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për triumfin final në Premier League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!