Toni Kros jep mesazhe të qarta për trajnerin Zinedin Zidane dhe thotë se francezi duhet patjetër që t’i japë zgjidhje situatës.
Mesfushori gjerman e pranon se Reali i Madridit nuk po kalon një moment të mirë dhe duhet të përmirësohet nëse dëshiron të fitojë trofe të rëndësishëm në këtë sezon.
Kroos tregon telefonatën me Ançelotin, jetën në Spanjë dhe dëshirën për të luajtur në Superligën e Europës. Toni Kroos vlerëson Bayernin si skuadrën më të fortë të momentit në Europë.
Çfarë ju ka dhënë Reali që ndiheni kaq i vlerësuar dhe identifikoheni me këtë skuadër?
Kur u transferova në këtë klub, të gjithë shokët e skuadrës, trajneri dhe tifozët më transmetuan një ndjenjë lumturie për faktin që isha me ta. Nuk është normale kjo gjë dhe jam ndier mirë. Në Gjermani, fillimisht duhet të luash mirë që të jenë të lumtur me ty. Por te Reali kuptova që u lumturuan thjesht me faktin që unë isha aty. Kjo gjë më dha besim për të luajtur mirë që nga fillimi.
Ishte kaq vendimtare telefonata e Carlo Ancelottit?
Në vitin 2014 fituan Ligën e Kampionëve dhe imagjinojeni pak. Ancelotti që më telefonon dhe më thotë se më do në skuadër sepse do t’i përmirësoja. Imagjinoni, kishin fituar Champions-in. Unë kisha besimin e tij dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për të mos pasur presion. Mendoja që te Reali i Madridit kanë besim tek unë dhe kjo më bëri të ndihesha mirë. Ky ishte viti i parë, pa tituj, por mirë.
Fituat Botërorin e klubeve…
Pse quhet titull ky? (Qesh)
Lojtarët gjermanë kanë triumfuar gjithmonë në Madrid dhe tifozët pyesnin pse nuk transferohen më shumë futbollistë në klub?
Kjo nuk është pyetje për mua. Khedira më ka folur shumë mirë për Realin. Përpara shumë kohësh fola me Gynter Necerin, ish-lojtarin e Realit dhe më tha që Madridi ishte vend perfekt për të jetuar dhe për të luajtur futboll. Kam dëgjuar vetëm fjalë të mira për këtë skuadër.
Si ju duket qyteti meqë ra fjala?
Qytet i rëndësishëm dhe shumë i bukur. Ndihem si në shtëpinë time dhe nëse e ke këtë gjë, shijon gjithçka tjetër. Klima është shumë e mirë, ndryshe nga Gjermania. Njerëzit më njohin të gjithë dhe mua më pëlqen kjo gjë sepse janë shumë pozitivë. Por ndonjëherë preferoj që të dal larg qendrës.
Ndjen që ju respektojnë?
Shumë. Gjithmonë. Më kërkojnë foto, autografe dhe gjithçka. Është diçka e mirë kur të duan. Nuk jetoj në qendër të Madridit sepse do të ishte e vështirë. Të gjithë si familje kemi mësuar spanjishten dhe tani është më e lehtë. Bashkëshortja ime gjatë viteve të para nuk e fliste dhe kishim vështirësi. U larguam nga vendi ynë kur ishim 24 vjeç dhe ishte ndryshim i madh.
Këtu në Madrid quheni Antonio…
Po, po. Nuk e harroj emrin tim real, por edhe Antonio është emër i mirë.
Pse i mungon vazhdimësia këtë sezon Realit të Madridit?
Si fillim dua të them që na mungon diçka. Nuk është sekret sepse e gjithë bota e shikon. Nuk jemi dot konstantë. Kur sheh rezultatet janë 2 të mirë, një keq, dy mirë, një keq. Duhet të bëjmë më mirë. I shoh disa ndeshje dhe kuptojmë që mund të bëjmë më mirë. Kundër Barcelonës apo Interit në pjesën e parë luajtëm mirë. Duhet dhe mund të përmirësohemi. Nëse kundër Barcelonës bëmë mirë, kjo do të thotë se mund të luajmë edhe ndaj Kadizit apo Shahtjorit. Ka shumë diferencë mes ndeshjeve. Duhet të përmirësohemi nëse duam të fitojmë gjë.
Çfarë i mungon kësaj skuadre?
Jemi duke jetuar një situatë të rrallë për të gjithë. Luajmë çdo tre ditë dhe vijmë nga një kohë ku nuk pushuam shumë. Sezonin e kaluar e mbaruam shumë vonë dhe në verë nuk u afruan futbollistë. Ka shumë dëmtime dhe mungesa për shkak të Koronavirusit, por nuk më pëlqen të gjej justifikime. Në çdo ndeshje ne kemi një formacion më të mirë sesa rivali, por nuk i fitojmë dot. Nuk e di pse ndodh kjo, por duhet të gjejmë zgjidhje. E vërteta është se nëse duam trofe duhet të përmirësohemi si skuadër.
Ka arsye pse tifozët të shpresojnë që ju mund të ndryshoni trajektoren dhe të fitoni?
Ata duhet ta dinë shumë mirë forcën e kësaj skuadre dhe të na mbështesin në çdo moment. Ndodh ndonjëherë që të mos fitojmë, por ky është futbolli.
Një futbollist i kupton rrotacionet e trajnerit?
Askush nuk pëlqen të qëndrojë në stol. E them unë, por e mendojnë të gjithë lojtarët. Por gjithashtu duhet t’i kuptojmë edhe trajnerët. Ne luajmë çdo 3 ditë pa u ndalur, për më tepër në këtë sezon. Do të jetë e njëjta histori që pas Europianit. Kur je mirë fizikisht, gjithmonë do të luash.
E kuptoni faktin që Zinedin Zidane është në dyshim për të ardhmen?
Të gjithë e dinë që kur je te Reali i Madridit dhe nuk ke rezultate je në diskutim. Për këtë fakt jemi në këtë skuadër. Është diçka normale. Me Zidanen kemi kaluar kohë të vështira dhe jam i sigurt që do të dalim nga ky moment i vështirë. Pas humbjeve me Shahtjorin dhe Kadizin shkuam në Barcelonë dhe bëmë ndeshje të madhe. Trajneri e di çfarë ndodh kur nuk ka rezultate pozitive me Realin. Duhet të gjejë zgjidhjen për këtë situatë, por jam i sigurt që do ta bëjë.
Ju tani jeni në kombëtare me Gjermaninë. Çfarë atmosfere është aty sepse perceptohet sikur Bajerni është mbi skuadrat e tjera.
Mund të themi pa dyshim që në muajt e fundit, Bayerni ka qenë skuadra më e mirë në botë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Reali i Madridit ka qenë përpara disa vitesh në majë dhe e di mirë. Tani është Bayerni, por kjo nuk do të thotë gjë të keqe për ne. Nëse ata luajnë si muajt e fundit nuk ka histori, sepse fitojnë me 4 gola. Është e vërtetë që janë më të mirë, por tani ne jemi të fokusuar në La Liga dhe jo në Champions. Ka kohë për këtë. Luajnë shumë shpejt dhe ndryshe nga të tjerët. Kanë ritëm, presing lart dhe kjo gjë është e dukshme. Duhet ta pranojmë që për momentin ka skuadra shumë të forta sesa Reali i Madridit. Në javën e ardhshme do të luhet Spanjë-Gjermani.
Si janë të dyja kombëtaret dhe cila duket më e mirë?
Mendoj se të dyja kombëtaret janë pak a shumë njëlloj. Dy ndeshjet e fundit janë mbyllur në barazim dhe kanë pasur shumë ndryshime. Ne pas Botërorit të vitit 2018 ndryshuam fytyrë, Spanja gjithashtu. Të dyja kombëtaret kanë shumë talent dhe një ide të mirë në lojë. Por kemi edhe probleme. Ju jeni deklaruar pro krijimit të Superligës së Europës. Unë doja të thosha që krijimi i kësaj lige sjell disa gjëra pozitive.
Do të shohim shumë ndeshje në nivel të lartë, ashtu si në gjysmëfinalet e Europianit. Të gjithëve iu pëlqejnë këto ndeshje. Për ta mbyllur: Do t’i varni këpucët në gozhdë në Madrid? Do ta tentoj. Jam ende shumë mirë në aspektin fizik. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të argëtohem në fushën e lojës.