×
  • Sport
  • Sport

    Rregulla strikte në Gjermani: Bundesliga do të fillojë vetëm nëse plotësohen këto 15 kushte

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 14:51

    Skuadrat e Bundesligës kanë nisur prej ditësh stërvitjen duke ruajtur distancimin fizik mes tyre, por që të rinisë kampionati Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur një sërë rregullash që duhen zbatuar në mënyrë rigoroze.


    Kështu që të përfundojë sezoni 2019-2020, Federata në bashkëpunim me autoritetet shtetërore të higjienës kanë vendosur që fillimisht duhet të inspektohen hotelet ku do të qëndrojnë të akomoduar ekipet.

    Më poshtë njihuni me disa nga pikat e vendosura nga Federata Gjermane  e Futbollit:

    – Ndalohet përdorimi i pishinave, saunave dhe ashensorëve.
    – Të përdoren 2 ose 3 autobusë për të pasur distancë sigurie mes lojtarëve.
    – Pjesa e brendshme të stadiumeve të disinfektohet para çdo ndeshje.
    – Pjesëtarët e klubeve s’duhet të kenë asnjë kontakt me gazetarët apo pjesën tjetër të stadiumit.
    – Nuk do të bëhet dush në dhomat e zhveshjes.
    – Mjekët e skuadrave do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me epidemiologët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!