×
  • Sport
  • Sport

    Rritet konkurrenca për Rey Manaj, në garë edhe Betisi për sulmuesin shqiptar

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 16:25

    Rey Manaj është mund të konsiderohet zbulimi i madh i Barcelonës gjatë fazës përgatitore.


    Autor i katër golave në ndeshjet miqësore, futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka shfrytëzuar më së miri mundësinë që iu dhanë për t’u stërvitur në ekipin e parë të “blaugranave”, por nuk dëshiron të nxitojë për të ndryshuar klub, edhe pse për të ofertat nuk kanë munguar.

    Siç raportohet nga “El Mundo Deportivo”, sulmuesi 24-vjeçar ka tri oferta specifike: nga Cadiz në Spanjë, Sassuolo në Itali dhe Famalicao në Portugali, klube që po konkurrojnë për shërbimet e Manajt, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.

    Manaj dëshiron të vazhdojë të shfrytëzojë mungesën e të sapoardhurit, Kun Agüero, për të reklamuar veten. Nëse ai vazhdon të shfaqet si goleador në ndeshjet parasezonale, atëherë klube edhe më të rëndësishme pritet të trokasin për shërbimet e tij. Për Barçën është e qartë se 24-vjeçari duhet të shitet.

    Orët e fundit, janë shfaqur edhe dy klube që kërkojnë shërbimet e lojtarit shqiptar. Bëhet fjalë për Betisin e Sevillas, në Spanjë, dhe një skuadër të Serisë A, por që nuk i është zbuluar emri.

    Katalanët paguan 2.7 milionë euro për sulmuesin për ta blerë nga Albacete, tani po planifikojnë ta shesin për të arkëtuar 5 milionë euro plus bonuset./SS/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!