×
  • Sport
  • Sport

    Rritet vlera e Edon Zhegrovës, kartoni i tij tani kushton 10 milionë euro

    Reporteri
    20 Dhjetor 2023 | 17:50

    Edon Zhegrova po kalon në një formë të jashtëzakoshme këtë sezon.

    Futbollisti kosovar është shëndrruar në një nga shtyllat e skuadrë së Lille dhe një titullar i padiskutueshëm, shkruan IndeksOnline.

    24 vjeçari në fakt i ka shënuar 3 gola dhe i ka bërë 5 asistime në të gjitha garat në këtë sezon deri tash me skuadrën franceze.

    Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Zhegrovës ti rritet vlera e kartonit.

    Webfaqja e njohur gjermane ‘Transfermarkt’ ka bërë përditësimin e vlerës së futbolliste.

    ”Messi i Kosovës” tashmë ka një çmim prej 10 milionë euro, vlen dy milionë euro më shumë se nga përditësimi i fundit i bërë me 27 qershor.

    Zhegrova tani është futbollisti i tretë në renditje sa u përket lojtarëve më të vlefshëm të Kombëtares së Kosovës.

    Para tij është Amir Rrahmani i cili tani vlera e tij në treg është 20 milionë euro, pesë më pak se para disa muajve, kurse në vendin e dytë është Vedat Muriqi, i cili ka një vlerë prej 15 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!