×
  • Sport
  • Sport

    Rrugëtimi i Italisë deri në finale të Kampionatit Evropian

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 14:39

    Italia dhe Anglia do të luajnë sonte në finale të Euro 2020.


    Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Anglisë zhvillojnë sonte ndeshjen finale të Kampionatit Evropian nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

    Rrugëtimi i i Italisë deri në finale ishte fantastik, ‘Azzurët’ fillimisht e mbyllën fazën e grupeve si lider në grupin A me nëntë pikë të grumbulluara.

    Italianët më pas eliminuan Austrinë me rezultat 2-1, në çerekfinale mposhtën Belgjikën 2-1, ndërsa në gjysmëfinale e gjunjëzuan Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

    Italia ka realizuar 12 gola deri më tani në këtë kompeticion, ndërsa ka pranuar tre gola.

    Me lojë ekipore ata synojnë sonte trofeun e dytë në Kampionat Evropian pas atij që e kishin fituar në vitin 1968.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!