×
  • Sport
  • Sport

    Rubin Kazani i kërkon 10 milionë euro për Dakun

    Reporteri
    11 Shtator 2024 | 13:25

    Fillimisht, ishte fjala se nuk do të largohej shpejt nga ekipi.

    Mirlind Daku është padyshim një hero tek Rubini i Kazanit, veçse edhe heronjtë e kanë një çmim, dhe për sulmuesin kuqezi ka interesim.

    Mediat ruse informojnë se klubi i Krasnodarit planifikon të marrë 26-vjeçarin nëse shet sulmuesin kryesor të ekipit, Xhoni Kordoba.

    Këtë e thotë gazetari rus, Ivan Karlov, përcjell abcnews.

    Babai i futbollistit kosovar deklaroi disa ditë më parë se djali i tij nuk do ta braktisë tani shpejt Rubinin, por transferimi mund të ndodhë në janar.

    Besohet se Rubini do të kërkojë rreth 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, dhe ky do të ishte një përfitim i madh për klubin.

    Kjo sepse Rubini e mori Dakun vetëm për 1.2 milionë euro nga Osijeku i Kroacisë.

    Sulmuesi kuqezi është futbollisti më i mirë i ekipit të trajnerit Rahimov, duke pasur 5 gola dhe 3 asistë në 7 ndeshje të Premier Ligës së Rusisë, ndonëse për momentin është i dëmtuar.

    Ai nuk është grumbulluar në kombëtare në ndeshjet e Ligës së Kombeve tani në shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!