×
  • Sport
  • Sport

    Sa i kushtoi Ronaldo Man Unitedit dhe cila do të jetë paga e tij

    Reporteri
    28 Gusht 2021 | 8:49

    Cristiano Ronaldo është rikthyer në Old Trafford pas 12 vitesh, kur u largua për Real Madridin, në vitin 2009.


    Ai ka lënë Juventusin dhe do ta veshë fanellën e Djajve të Kuq edhe njëherë para se t’i varë atletet përgjithmonë.

    36-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare dhe fo të fitojë afër 30 milionë euro neto në sezon.

    Ai i ka kushtuar Unitedit 15 milion euro, plus tetë të tjera do t’i jepen Zonjës së Vjetër në formë bonusesh.

    Në etapën e parë në Angli, nga viti 2003 deri më 2009, Ronaldo bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola.

    Ai ka fituar disa trofe me Djajtë e Kuq, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!