×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Salah e kalon Ronaldon me gola në Premierligë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 8:42

    Salah e ka lënë prapa Ronaldon sa i përket golave të shënuar në Premielrigë. Ai ka kapur shifrën e 85 golave, një më shumë se CR7.


    Tjetër arritje e madhe për Mohamed Salahun në Premierligë.

    Me golin që shënoi kundër Fulhamit, Salah ka shkuar në kuotën e 85 golave në Premierligë.

    Kështu, ai la prapa legjendën e Manchester United, Cristiano Ronaldon, që me fanellën e “Djajve të Kuq” kishte shënuar 84 gola.

    Interesante është fakti se Salah e arriti këtë shifër dhe e kalo Ronaldon me 64 ndeshje më pak të zhvilluara.

    Salah gjithashtu e ka barazuar Eden Hazardin me (85 gola), por ka zhvilluar 113 ndeshje më pak se futbollisti tani i Real Madridit. Sulmuesi i Liverpool do të tentojë ta kalojë atë menjëherë në ndeshjen e radhës në Premierligë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!