×
  • Sport
  • Sport

    Salah i bën thirrje udhëheqësve botërorë që të ndalën vrasjet e të pafajshmëve: Mjaft është mjaft

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 23:30

    Futbollisti i Liverpool, Mohamed Salah u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që “të bëjnë gjithçka që kanë në dorë” për t’i dhënë fund vrasjes së njerëzve të pafajshëm, në atë që dukej se ishte një referencë për rritjen e tensioneve në Palestinë ku mbetën të vrarë nga sulmet izraelite të paktën 28 njerëz, përfshirë edhe fëmijë.


    Thirrjen ai e ka drejtuar edhe ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson.

    “Ju bëj thirrje liderëve botërorë, përfshirë edhe kryeministrin e shtetit që ka qenë shtëpi për mua që katër vjetët e fundit, që të bëjnë gjithçka që mundin për të ndalë menjëherë dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Mjaft është mjaft. @BorisJohnson”.

    Thirrja e Salah erdhi derisa ushtria izraelite vazhdoi bombardimet në Rripin e rrethuar të Gazës të martën. Po ashtu, edhe Hamasi i është përgjigjur me 130 raketa lëshuar në drejtim të Tel Avivit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!