×
  • Sport
  • Sport

    Salah shënon në minutën e parë kundër Midtjylland dhe futet në histori të Liverpoolit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 19:03

    Mo Salah ka shënuar gol kundër Midtjylland pas vetëm 1 minuti lojë


    Liverpooli po luan me Midtjylland ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Mo Salah realizoi pas vetëm një minuti lojë dhe kështu ai theu një rekord të madh te Liverpooli.

    Me golin e shënuar sonte Salah është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve me gjithsej 22 gola.

    Rekordin e golave në Ligën e Kampionëve te Liverpooli më herët e mbante legjenda e klubit, Steven Gerrard. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!