×
  • Sport
  • Sport

    Salernitana kalon në avantazh ndaj Romës

    Reporteri
    10 Prill 2022 | 18:51

    Është mbyllur pjesa e parë ndërmjet AS Roma dhe Salernita, shkruan Reporteri.net.

    Për Romën kjo pjesë e parë nuk ishte më e mira e saj, duke qenë se ka pësuar gol nga Salernitana, skuadër kjo e cila gjendet në fundin e tabelës në Serie A.

    Lojtari serb, Ivan Radovanovic ka realizuar gol për skuadrën mysafire në minutën e 22 për t’i dhënë një epërsi minimale kështu skuadrës së tij.

    Ndërkaq asisti erdhi nga lojtari francez, Franck Ribery.

    Roma ka pësuar humbje të enjten nga skuadra norvegjeze, Body/Glimt.

    Vlen të përmendet se skuadrën norvegjeze, e cila mundi Romën me rezultat përfundimtar 2-1 e kishte mposhur skuadra kosovare, FC Prishtina.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!