Izolimi për shkak të emergjencës së koronavirusit në Europë po vazhdon të zgjasë dhe shume njerëz që kanë ditëlindjen gjatë kësaj periudhe duhet t’a festojnë në shtëpinë e tyre dhe pa praninë e miqëve.
E njëjta situatë është edhe me futbollistët që kërkojnë të gjejnë mënyra të ndryshme për t’i bërë sa më pak të mërzitshme ditëlindjet e tyre. Një zgjidhje vërtetë të veçantë ka gjetur Sami Khedira.
Në foton e publikuar në Instagram, ai shfaqet duke e festuar ditëlindjen e tij të 34-t me 6 “Sami Kedira” të tjerë, përcjell GazetaBlic.
Një vendim mjaft i veçantë dhe kreativ për Khedirën, i cili ka vendosur ta punësojë njërën nga “sozitë” e tij si kamarier.Sigurisht është një foto e përpunuar, por me shumë mjeshtëri.
Si Khedira ka edhe të tjerë që festojnë ditëlindjet në këtë periudhë të vështirë karantinimi. Mesazhi i gjermanit për ata është që mos të mërziten sepse vetja nuk ju lë kurrë vetëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.