×
  • Sport
  • Sport

    San Paolo në zi, tifozët e Napolit i bëjnë homazhe Maradonës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 14:29

    Homazhe në ambientet rreth e përqark stadiumit San Paolo në nder të legjendës argjentinase Diego Armando Maradona.


    Lule, qirinj dhe shumë pankarta me fotot e Diego janë shpalosur nga tifozët e shumtë të Napolit në nder të njeriut që ka udhëhequr të kaltrit drejt fitimit të titullit kampion në Serie A për herë të fundit.

    Ditën e sotme mijëra njerëz kanë rrethuar stadiumin në qytetin napoletan, i cili tashmë pritet që të marrë emrin e ish-numrit 10.

    Maradona tashmë është në botën tjetër, por Napoli nuk do t’a harrojë kurrë këtë person, i cili për vite me radhë e dërgoi ekipin në majat e futbollit italian dhe jo vetëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!