Leroy Sane ka nisur stërvitjet te klubi i ri, Bayern Munich.
Sane, bashkë me qendërmbrojtësin, Niklas Sule, nisën përgatitjet për sezonin e ri. Ata ishin të vetmit që sot zbritën në qendrën stërvitore të Bayern Munich.
??PRIMER ENTRENAMIENTO DE SANÉ como jugador del BAYERN MÜNICH. pic.twitter.com/y57kE603JY
— ChiringuitoChampions (@chirichampions) July 13, 2020
Në fakt, Sule po përgatitet për Champions Leaguen në gusht, kurse Sane s’ka të drejtë të luajë.
Sane u transferua te Bayerni nga Manchester City në ditët e para të korrikut.
24-vjeçari ka vendosur emrin e tij në një kontratë pesë-vjeçare deri më 30 qershor të 2025.
Shifra e transferimit të lojtarit nuk është bërë publike, por thuhet se Bayernit i ka kushtuar rreth 50 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.