×
  • Sport
  • Sport

    Santiago Bernabeu në rinovim total, këto janë pamjet e fundit nga Madridi

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 23:48

    Nuk ka ende asgjë zyrtare, por duke parë se çfarë po ndodh, atëherë raportimet e mediave në Spanjë dalin të jenë të sakta.


    Real Madridi do të luajë pjesën e mbetur të sezonit në “Alfredo di Stefano”, stadiumin ku i luan ndeshjet ekipi i dytë, Real Madrid Castilla.

    Kjo për faktin se në “Santiago Bernabeu” vazhdojnë punimet për rinovimin e stadiumit.

    Madje në bazë të disa fotografive të postuara nga AS, shihet qartë se sa shumë është bërë rrëmujë, si fusha ashtu edhe shkallët e para të stadiumit.

    Derisa në njërën pjesë i është hequr edhe çatia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!