×
  • Sport
  • Sport

    “Save the Children” shkarkon Ronaldon nga detyra e ambasadorit të bamirësisë

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 16:04

    Organizata “Save the Children” sot ka marrur një vendim lidhur me sulmuesin e Manchester United mbi incidentin që e kishte patur Ronaldo me një tifoz të Evertonit, përcjell Reporteri.net.

    Organizata e njohur e ka shkarkuar Ronaldon nga detyra e ambasadorit të bamirësisë.

    Ndryshe ylli portuget ishte ambasador i organizatës “Save the Children” për një dekadë.

    Ky vendim nga kjo organizatë vjen nga incidenti i fundit, ku pas humbjes që Manchester United pësoi me Everton javën e kaluar, ylli portugez kur po shkonte në dhomat e zhveshjes pas kësaj ndeshje, i theu një tifozi të vogël telefonin, deri sa i lëndoi edhe dorën.

    E, ky fëmijë 14 vjeçar rastisi të ishte autentik, ku mbi këtë sulmuesi i Djajëve të Kuq u kritikua ashpër, pavarësisht se bëri një postim në rrjetin social Instagram, ku kërkoi falje ndaj tifozit të Everton, teksa i kishte bërë ftesë që të shkonte të ndiqte një ndeshje në stadiumin e Utd-së, “Old Trafford”.

    Lidhur me 14 vjeçarin, nëna e tij kishte thënë se Jacob(tifozi) i ka thënë asaj se ai nuk dëshiron ta sheh Ronaldon më kurrë.

    Ndërkaq, është hapur edhe hetim policia e Merseyside dhe lojtari mund të ndëshkohet edhe nga Premier League, ku qarkullojnë lajme se klubi i Manchesterit mundet ta largojë atë para afatit të transferimeve të verës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!