Ekipi nga Kosova SC Besiana po merr pjesë në Cordial Cup 2022 që po mbahet në Tirol të Austrisë.
Pjesëmarrja në këtë kompeticion po bëhet me ekip të Kombinuar nga Shkollat e Futbollit Besiana Int, Shf Besiana, KF Llapi, KF Anadrini, ShF Arsenal, Shf Urbano dhe Shf Shkëndija.
Në këtë turne janë skuadrat e Bundesligës gjermane, Superligës austriake dhe zvicerane: Bayern Munich, FC Basel, Vfb Stuttgart, Salzburg, Austria Wien, Grasshopper Zurrich etj.
Turneu do të mbahet nga data 3 deri më 6 qershor 2022 në Tirol të Austrisë.
Cordial Cup është një nga turnetë më të mëdhenj të futbollit të të rinjve në Evropë që zhvillohet tradicionalisht. Shumë futbollistë filluan një karrierë të shkëlqyer nga këtu. Më shumë se 3,000 pjesëmarrës priten të marrin pjesë këtë vit.
Shumë klube të mëdha evropiane si FC Bayern Munich, Juventus Torin dhe Feyenoord Rotterdam janë përfaqësuar vitet e fundit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.