Christian Eriksen e ka lëshuar deklaratën e parë publike që prej se e pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020.
Mesfushori i Danimarkës dhe Interit, Christian Eriksen, ka thënë se nuk e di se çfarë ndodhi me të, por zotohet se nuk do të dorëzohet pas arrestit kardiak që e pësoi në fushë
Erikseni mori tretman mjekësor në fushë për rreth 15 minuta, ku ekipi mjekësor i kombëtares daneze përdori defibilator për ta kthyer në jetë. Ai më pas u dërgua në spital ku e mori veten dhe tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
29-vjeçari i falënderoi tifozët dhe u zotua se do të luftojë për t’u rikthyer, në një intervistë të publikuar në Gazetta dello Sport.
“Faleminderit, nuk do të dorëzohem. Tani ndihem më mirë, por dëshiroj ta kuptoj se çfarë ndodhi”, tha Eriksen për Gazzetta dello Sport.
“Dua t’i falënderoj të gjithë për gjithçka që kanë bërë për mua”, shtoi ai.
Ndërsa menaxheri i Eriksenit, Martin Schoots, ka thënë: “Ai duhet të pushoj tani. Me të janë bashkëshortja e tij dhe prindërit. Ai do të vëzhgohet. Por ai dëshiron t’i mbështesë bashkëlojtarët kundër Belgjikës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.