×
  • Sport
  • Sport

    Se Baseli nuk e do Zhegrovën e konfirmon edhe veprimi i fundit që e ka bërë trajneri i skuadrës

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 20:19

    Sot në Zvicër është folur për të ardhmen e Edon Zhegrovës te Baseli, me kosovarin që nuk ka të ardhme te ky klub sipas gazetës ‘Blick’


    Edon Zhegrova nuk po mund të rehatohet te Baseli dhe po vazhdon ta ngroh stolin, madje edhe në ndeshje të Kupës, shkruan Reporteri.net

    Baseli po luan në udhëtim te Laussane Ouchy, ndërsa ‘Messi kosovar’ është në bankë rezervë edhe për këtë takim.

    Kjo gjë po vërteton edhe më shumë raportimet që sot i ka dhënë ‘Blick’ ku shkruante se Baseli nuk do ta blejë kartonin e Zhegrovës.

    “Ai erdhi në dimër një vit më parë si një premtim i madh, por nuk arriti të përmbushë pritjet e deritanishme. 20-vjeçari ka vetëm 14 ndeshje dhe një gol. Konsiderohet gjithashtu një lloj lojtari i pakëndshëm. Nuk ka gjasa që Basel të përdor opsionin e blerjes për kosovarin,” shkruante ‘Blick’ në një artikull sot. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!