×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Se kanë fatin e vajzave të Mitrovicës, basketbollistet e nisin me humbje Evropianin në Bullgari

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 23:08

    Kosova U16 në konkurrencën e femrave ka nisur me humbje Kampionatin Evropian, Divizionin B, që ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë.


    Vashat e Kosovës kanë pësuar nga Sllovakia me rezultat 45:74 (8:12, 9:27, 14:14, 14:21).

    Astera Tuhina shënoi 14 pikë e bëri 11 kërcime, derisa Enisa Kamerolli realizoi 11 pikë e tetë kërcime.

    Ndeshja e ardhshme për Kosovën do të jetë të shtunën ndaj Izraelit, që sot ka pësuar nga Norvegjia.

    Pjesë e grupit janë edhe Kroacia dhe Zvicra.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!