×
  • Sport
  • Sport

    Së shpejti nis renovimi i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

    Reporteri
    18 Shtator 2023 | 16:29

    Stadiumi “Adem Jashari” shumë shpejt mund t’i kthehet normalitetit, nëse gjithçka do të shkojë sipas planit.

    Ministri i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur sot se kanë përfunduar edhe procedurat e shpronësimit.

    Ky vendim i hap rrugë rinovimit dhe realizimit të shumë pritur të projektit të stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

    Njoftimi i plotë:

    “Kemi përfunduar të gjitha procedurat e Shpronësimit për Renovimin e Stadiumit të Mitrovicës, “Adem Jashari”.

    Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët, që në Mbledhjen e 160-të të Qeverisë, miratuam Vendimin Përfundimtar për Shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, për realizimin e shumëpritur të Projektit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë.

    Edhe pse shpronësimi solli vonesa në ecurinë e këtij projekti shumë të rëndësishëm, pas një koordinimi dhe bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional, kemi përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit, në mënyrë që Stadiumi i Mitrovicës “Adem Jashari”, më në fund të vihet në rrugën e duhur, kështu që të jetësohet e t’a gëzojnë të gjithë qytetarët”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!