×
  • Sport
  • Sport

    Serbët e pranojnë: Muriqi është ZOTI I FUTBOLLIT në Prishtinë

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 12:11

    Fitorja dominuese e Kosovës 2-0 ndaj Malit të Zi ka marrë vëmendjen e pothuajse të gjitha mediave botërore.


    Triumfi i “Dardanëve” në një ndeshje të shkëlqyer nuk ka lënë pa u komentuar as në mediat e Serbisë.

    Gazeta serbe “Blic” në një shkrim të publikuar sot, e ka cilësuar  Vedat Muriqin si “Zotin e futbollit në Prishtinë”, shkruan Reporteri.net.

    “Ky njeri është ZOTI I FUTBOLLIT në Prishtinë! Anglezët do ta mbajnë mend mirë, stadiumi u përkul para tij dhe lëvdatat nuk pushuan!”, ky është titulli me të cilin kjo gazetë e shoqëron shkrimin për ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Mali i Zi.

    Aty më pas ipet një biografi e shkurtë e Muriqit, dhe potencohet fakti se Muriqi ka mundur të zgjedh mes Shqipërisë e Kosovës, por që si kombëtare të zemrës ka zgjedhur atë të Kosovës.

    Kujtojmë se Muriqi ka shënuar golin e dytë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Malit të Zi. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!