×
  • Sport
  • Sport

    Serbët e “vjedhin” shiritin e Ronaldos, do ta shesin në ankand për ta shëruar një foshnje

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 12:51

    Cristiano Ronaldo ishte shumë nervoz në minutat e fundit të ndeshjes kundër Serbisë, kur gjyqtari nuk i pranoi golin edhe pse topi kishte kaluar vijën


    Sulmuesi i Juventusit e hoqi shiritin e kapitenit dhe e përplasi në tokë në shenjë revolte për këtë veprim, shkruan Indeksonline.

    Një punëtor i stadiumit e mori shiritin e lënë në tokë nga Ronaldo dhe ia dhuroi një organizate për fëmijë, e cila po kërkonte fonde për një foshnje serbe gjashtë muajshe, Gavril Durdevic, me atrofi muskulore kurrizore.

    Për trajtimin dhe operimin e saj do të duhen 2.5 milionë euro.

    Kjo organizatë e ka vënë byzylykun në ankand për tre ditë dhe gazeta serbe Telegraf ka raportuar se në orët e para ajo tashmë ishte bërë një rekord kombëtar për sa i përket ankandit të pajisjeve sportive dhe nuk duket se do të ketë probleme për të arritur shifrën që ka nevojë për Gavril.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!