×
  • Sport
  • Sport / EURO 2024

    Serbia kërcënoi me tërheqje nga EURO 2024 – Por çfarë thonë ligjet e UEFA-s se do të ndodhte pastaj

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 12:37

    Serbia ka kërcënuar me tërheqje nga Evropiani nëse UEFA nuk dënon fuqishëm Kroacinë dhe Shqipërinë pas fyerjeve që tifozët e tyre i bënë ndaj serbëve, përcjell Reporteri.net.

    Ligjet e UEFA-s tregojnë mirë se çfarë do të ndodhë me grupin e Anglisë në EURO 2024 nëse Serbia tërhiqet nga EURO 2024.

    Serbia humbi ndeshjen hapëse të Grupit C ndaj Anglisë të dielën e kaluar teksa rifilloi fushatën e saj sot kundër Sllovenisë.

    Por Serbia ka kërcënuar se do të largohet nga EURO 2024 pasi akuzoi tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë për thirrje nënçmuese gjatë ndeshjes së tyre të mërkurën.

    Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatoviç, ka paraqitur kërkesë që UEFA të ndëshkojë Kroacinë dhe Shqipërinë.

    “Ajo që ndodhi është skandaloze dhe ne do të kërkojmë nga UEFA për sanksione, edhe me çmimin e mosvazhdimit të garës”, ka thënë sekretari gjeneral i federatës serbe, Jovan Surbatoviq.

    Surbatoviç ka paralajmëruar se Serbia është e gatshme të largohet nga Gjermania nëse nuk ndërmerret asnjë veprim kundër Kroacisë dhe Shqipërisë.

    Siç raporton The Sun dhe përcjell Sport Bible, ligjet e UEFA-s thonë se nëse Serbia tërhiqet nga EURO 2024, ndeshja e saj e fundit e fazës së grupeve kundër Danimarkës do të përmbyllej.

    Sipas ligjeve të UEFA-s, Danimarka do të fitonte automatikisht 3-0 dhe Serbia gjithashtu do të gjobitej rëndë.

    Ndeshja e fundit e Serbisë kundër Danimarkës është planifikuar të luhet për të martën e ardhshme.

    Kroacia dhe Shqipëria, ndërkohë, u kryen me barazim 2-2, duke zënë përkatësisht vendin e tretë dhe të katërt në Grupin B.

    Kroacia humbi ndeshjen hapëse 3-0 ndaj Spanjës, ndërsa Shqipëria nuk arriti të mbante epërsinë ndaj Italisë, duke humbur 2-1.

    UEFA tashmë ka ndarë gjoba për Serbinë, por edhe për Kroacinë e Shqipërinë për veprimet e tifozëve të tyre./Reporteri.net/.

    Federata e Serbisë: Nëse UEFA nuk dënon kroatët dhe shqiptarët, ne nuk do luajmë në Euro 2024

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!