Përhapja e shpejt e koronavirusit në Evrop, ka bërë që shumë klube të pezullojnë për disa ditë ndeshjet e tyre.
Së fundi, stafet mjekësore të skuadrave dhe Asociacioni i Lojtarëve italianë, kanë bërë thirrje që skuadrat të mos rifillojnë stërvitje, pasi situata është shumë e rëndë, shkruan Reporteri.net.
Nga një komunikat që sot e ka lëshuar stafi mjekësor i Seria A, thuhet se nëse është e nevojshme do të marrin masa.
“Duke pasu parasysh evoluimin serioz të infektimit me Covid-19 në gjithë botën, mjekët e Serie A shprehin shqetësimin e fortë rreth mbrojtjes së shëndetit të të punësuarëve të klubit dhe nuk mendojmë se stërvitjet duhet rifilluar së shpejti” thuhet në komunikatën.
“Kështuqë, unanimisht, mjekët këshillojnë që ne të mos nisim stërvitjet deri në pastrimin e situatës emergjence” thuhet tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.