2 gusht parashikohet përfundimi i Serie A, që pritet të rinisë në fillim të qershorit.
Federata Italiane e Futbollit vendosi këtë të enjte, pas takimit të zhvilluar me anëtarët e saj, të ndryshojë sërish afatet e përfundimit të sezonit për shkak të krizës së Koronavirusit.
Federata e Futbollit të Italisë është pajtuar të shtyjë përfundimin e edicionit 2019\2020 në Serie A nga 30 qershori për 2 gusht.
Presidenti Gabriele Gravina së shpejti do të miratojë një rezolutë, që shtyn afatin e përfundimin të sezonit sportiv 2019-2020 deri në 2 gusht, transmeton Gazeta Express.
Njoftimi i Federatës:
“Bota e futbollit po punon pa pushim dhe me përgjegjësi për të gjetur zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme për krizën e gjeneruar nga Covid-19, përfshirë ato të domosdoshme për ruajtjen e garave 20/21…
Ne jemi të kënaqur me komunikimin e vazhdueshëm që kemi me ministrin e Sportit, por edhe me drejtuesit e Shëndetësisë dhe Ekonomisë dhe Financave, të cilëve u kemi propozuar të gjitha masat e nevojshme.
Më çudit, fakti që ka komente që tregojnë se ka njerëz të keqinformuar. Dje u shpjegua në detaje se cila është mënyra jonë: të kthehemi të luajmë në mënyrë të sigurt, edhe organizatat ndërkombëtare, me të cilat është i lidhur futbolli Italian, e kërkojnë…”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.