×
  • Sport
  • Sport

    Sermaxhaj flet për ndeshjen me Gjeorgjinë, zbulon formacionin e mundshëm të Kosovës

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 11:18

    Kosova sonte do të takohet me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022.


    Me fillim nga ora 18:00, ‘Dardanët’ do të mundohen të japin më të mirën nga vetja që nga stadium ‘ Batumi’ të dalim me rezultat pozitiv.

    Për të njohur më shumë rreth kësja ndeshjes, se sa e fortë është Gjeorgjia për ‘Dardanët’ dhe se kush do të jetë në 11-shen startuese, Gazetën Online Reporteri.net ka biseduar me njohësin e futbollit në vendin, Genc Sermaxhajn.

    Fillmisht, trajneri kosovar tregoi se Gjeorgjia është skuadër e përafërt me Kosovën, por me disa përparsi në mënyrën e lojës.

    “Gjeorgjia duhet të jetë një kundërshtar i përafërt me ne, por me disa përparësi në mënyrën e lojës. Me shumë gjasë Kosova mund të dal sonte me rezultat pozitiv duke pasur parasysh edhe formën e mirë te disa lojtarëve tanë në klubet ku aktualisht po luajnë”, tha fillimisht tekniku kosovar.

    “Është momenti i fundit që të reflektojmë pozitivisht në çdo aspekt prandaj edhe dëshira e lojtarëve për një rezultat pozitiv nuk do te mungoj”, u shpreh Sermaxhaj për Reporteri.net.

    Sermaxhaj, tutje theksoi se Kosova pavarësisht mungesave që i ka, me teknikun Challandes do të vazhdojnë pa u varuar nga ndonjë individ.

    “Sa i përket mungesave, ndonjë mund të ndikoj, por nuk duhet të vërhet. Kosova me Challandesin është karakterizuar si ekip kolektiv dhe si e tillë duhet të vazhdoj pa u varur nga ndonjë individ”, vazhdoi ai.

    Ndërsa, për fund, Sermaxhaj zbuloi edhe formacionin e mundshëm me të cilin Kosova do të zbres në fushën e blertë të ‘Batumi’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!