Pas humbjes në Camp Nou, dhe humbjes së titullit edhe matematikisht, pasi Real Madridi u shpall kampion – Lionel Messi ishte shumë i ashpër për situatën në klub.
Lidhur me këtë është pyetur edhe trajneri, Quique Setién, para ndeshjes së fundit në La Liga me Alavesin.
Raportohet se ai i ka ditët e numëruara në stolin e Barcelonës dhe se reagimi i Messit vetëm sa dha sinjale se nuk e duan më Setienin.
“Messi? Nuk ndihem i sinjalizuar. Është e vërtetë se nëse luajmë si në disa ndeshjet e fundit s’do të fitojmë asgjë, por gjithashtu kemi bërë edhe paraqitje të mira”, u shpreh ai.
“Nëse luajmë sikur kundër Villarreal jam i sigurt se ka shanse të fitojmë Champions Leaguen”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.