Sevilla e ka mposhtur 2-1 Manchester Unitedin në gjysmëfinale të Europa Ligës
Skuadra spanjolle eliminoi gjigantin anglez dhe tani në finale do ta pret fituesin e ndeshjes Inter-Shakhtar Donetsk, shkruan Reporteri.net
Bruno Fernandes kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 9-të pasi shënoi nga penaltia, derisa nuk vonoi shumë dhe Suso barazoi rezultatin në minutën e 26-të.
Në pjesën e dytë ‘Djajtë e Kuq’ ishin këmbëngulës, por ishte Sevilla që shënoi dhe kaloi tutje në finale.
? The winning goal?
De Jong = super sub! ⚽️#UEL pic.twitter.com/BhY31QOLr0— UEFA Europa League (@EuropaLeague) August 16, 2020
De Jong shënoi golin e fitores pas një asisti shumë të mirë nga ana e Jesus Navas në minutën e 78-të.
United u mundua deri në fund për ta barazuar rezultatin, por që tentimet e tyre rezultuan pa sukses. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.