×
  • Sport
  • Sport

    Sevilla fiton lojën e parë gjysmëfinale kundër Barcelonës

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 23:33

    Sevilla e ka mposhtur në shtëpi të vet Barcelonën në Sanchez Pizjuan. Golat për vendasit i shënuan Kounde dhe Rakitiç. Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet në Camp Nou më 3 mars.


    Sevilla e ka mposhtur me rezultat 2-0 Barcelonën për të shkuar në takimin e kthimit me një epërsi solide.

    Barcelona e nisi më mirë këtë takim ku Messi pati shansen e parë për shënim në minutën e 11-të të ndeshjes por goditjen e tij e priti portieri i Sevillës.

    Sevilla rrezikoi për herë të parë Barcelonën me Kounde në minutën e 19-të pasi që merr një top të mirë në zonë por goditja e tij ishte e pasaktë.

    Kounde nuk gaboi në herën e dytë pasi që arrin të shënon në minutën e 25-të të ndeshjes. Ai pasi hyri në zonë bëri një goditje të saktë që përfundoi në anën e majtë të portës së ter Stegen.

    Sevilla pati një rast të mirë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë por megjithatë nuk arriti që të shënoi gol pasi që Escudero fitoi një top në kthim por ter Stegen pret topin.

    Në pjesën e dytë Messi përsëri do të sulmonte portën e Sevillës.

    Ai bëri një goditje jashtë zonës në minutën e 55-të por topi përfundon për pak jashtë këndit të majtë të portës.

    Messi pati edhe një rast në minutën e 72-të te ndeshjes por prapë ai ishte i pafat në përpjekjen e tij.

    Fituesi i kësaj ndeshje praktikisht u vendos në minutën e 85-të ku shënoi Ivan Rakitic një gol të bukur.

    Tani Sevilla do të këtë punë edhe 90 minuta ku do të luajë në Camp Nou për të shkuar në finale, ndeshje e cila do të luhet më 3 mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!