Po të ishte për Jotan, sot Liverpooli do të fitonte titullin dhe do ta mbyllte këtu Premierligën.
Sulmuesi i Wolves, Diogo Jota, beson se Liverpooli duhet të stoliset me titullin e Premierligës derisa sezoni duhet të anulohet për shkak të koronavirusit që ka paralizuar botën.
“Do të ketë klube që do të ishin kundër (që Liverpooli të shpallet kampion), por mendoj se 95 % e njerëzve do të pajtoheshin. Për mua ata janë kampion me meritë”, tha Jota.
“Ata kanë pasur sezon të shkëlqyeshëm. E kanë ndërtuar këtë skuadër që pesë vite dhe tani kanë gjitha kualitetet e nevojshme për të qenë të suksesshëm. Edhe nëse e anulojnë apo jo sezonin, Liverpooli e ka fituar ligën. Nuk mendoj se dikush do ta kontestoj këtë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.