×
  • Sport
  • Sport

    Sfida me Anglinë, Silvinjo jep detaje mbi formacionin: Ndeshje e vështirë, por e këndshme

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 18:54

    Kombëtarja shqiptare do të nisë nga “Wembly” mbrëmjen e së premtes aventurën e saj për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

    Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, në një ndeshje e cila pritet të ketë mjaft ritëm dhe presing nga ana e vendasve, të cilët po ashtu këkojnë tre pikët për ta nisur me këmbën e duhur.

    Trajneri i kombëtares Silvinjo ka dhënë detaje për gazetarët para sfidës së nesërme.

    “Kemi pasur disa probleme me Ismajlin dhe Kumbullën gjatë javës. Pasditen e sotme do të kemi stërvitjen e fundit që do të vlerësojmë lojtarët. Kemi edhe opsione të tjera si Ajeti dhe Mihaj dhe do marrim një vendim.Do të jetë e vështirë, por dhe e këndshme. E vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët”, tha Silvinjo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!