×
  • Sport
  • Sport

    Shaarawy po kryen testet mjekësore te Roma

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 12:56

    Stephan El Shaarawy është gati të vazhdoi aventurën e tij me fanellën e Romës.


    Sulmuesi, i cili doli pozitiv pas kthimit të tij në Itali në Dubai, ka përfunduar 21 ditët e izolimit dhe këtë mëngjes është duke kryer testet mjekësore në Villa Stuart.

    Ai duket të jetë shumë i buzëqeshur dhe me dëshirë të madhe për t’u rikthyer në klub që t’i ndihmojë bashkëlojtarët.

    Pas testeve, ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratën që do ta bëjë atë edhe zyrtarisht një lojtar të Romës për dy sezone e gjysmë, me opsion rinovimi deri në 2024.

    Ndeshja e ardhshme e Romës është më 31 janar në shtëpi ndaj Veronas, në qoftë se gjërat shkojnë sipas planit mund ta shohim në fushë për disa minuta El Shaarawyn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!