×
  • Sport
  • Sport

    Shala: Ndaj Shqipërisë luajta me dorë të thyer, për ta treguar veten

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 12:10

    Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, i cili nuk u preferua nga De Biazi, në Europianin e 2016, është kthyer pas në kohë duke rikujtuar, miqësoren Shqipëri-Kosovë, të zhvilluar në vitin 2018, ku dardanët triumfuan me rezultatin 0-3.


    Në një prononcim për “Radio Rilindja Norway”, Shala tregoi sakrificën e bërë për të luajtur në miqësoren kundër Shqipërisë.

    “Po ka një histori shumë interesante sepse luajtëm me Shqipërinë në Zyrih në Zvicër. Në minutën e 40-të Hysaj e pasoi një top shumë të fortë dhe ndieva një krisje te dora. Mendova se ishte një gjë e vogël dhe shkova në dhomat e zhveshjes pastaj. E panë dy fizioterapistët dhe thanë: “Është e thyer dora, nuk mund të luash dot më, duhet të dalësh”. Po nuk e di, e kisha një vullnet shumë të madh që të luaja kundër Shqipërisë pasi kam luajtur me ta dhe nuk kam pasur minutazh atje dhe doja t’iu tregoja veten.

    Kisha dhe një adrenalinë shumë të madhe në trup. Më tha fizioterapisti që t’i shtrëngoja dorën dhe nuk mundesha. Më pas do të shprehej te Shaland që duhej të më nxirrte nga loja. Unë i thoja fizioterapistit: “Provoje dhe njëherë. Provoje dhe njëherë”.

    Nuk e di kisha shumë adrenalinë në trup dhe ia kam shtrënguar dorën dhe kam dhënë forcë pak, pak ndoshta 2%. Dola në fushë pastaj dhe kam luajtur për 88 minuta me dorë të thyer. Pastaj kam shkuar në spital për të bërë operacion”, u shpreh Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!