Skuadra e Liverpoolit, ka kujtuar golat e shënuar nga Xherdan Shaqiri për skuadrën e tyre, gjatë kohës kur “majtaku” ishte aktiv në fushë.
“The Reds”, përmes një video në “Instagram”, kanë kujtuar disa nga golat e Shaqirit që i ka shënuar me plotë mjeshtri, dhe ishin vendimtar për skuadrën e Klopp, shkruan Reporteri.net.
Nuk dihet nëse kjo video ka të bëjë me atë, se Liverpooli po përshëndetet me “majtakun” kosovar, apo kjo dëshmon se Klopp do ta mbajë Shaqën edhe për një sezon dhe do të jetë aktiv në fushë.
Kujtojmë se Shaqa, vuajti shumë me lëndime në sezonin që tashmë është “bllokuar” shkaku i pandemisë koronavirus, dhe kështu nuk ishte i inkuadruar në disa ndeshje për skuadrën e tij.
Më poshtë e keni videon e përgatitur nga Liverpooli në këtë kohë pandemie.
View this post on Instagram
BIG SHAQ ? 5⃣ superb strikes from @shaqirixherdan ? #LFC #LiverpoolFC #Shaqiri
A post shared by Liverpool Football Club (@liverpoolfc) on
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.