×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri dëshiron të largohet nga Liverpooli

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 18:54

    Xherdan Shaqiri po e dëshiron largimin nga Liverpooli në afatin kalimtar veror. Sipas “Football Insider”, Shaqiri i ka kërkuar agjentit të tij që dëshiron të largohet në merkaton verore nga “Anfield” dhe kanë nisur të kërkojnë klub të ri.


    Serie A mund të jetë liga e ardhshme e Xherdan Shaqirit, përcjell Gazeta Express.

    Dy skuadrat e interesuara për shërbimet e tij janë Lazio dhe Roma.

    Serie A nuk është terren krejt i panjohur për futbollistin e Liverpoolit. Ai luajti për një periudhë të shkurtër në vitin 2015 për ekipin e Interit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!