×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Shaqiri drejt rikthimit në Serie A, kosovarin e duan disa klube

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 17:24

    Në dy sezonet e fundit te Liverpooli, Xherdan Shaqiri ka gjetur pak hapësira dhe në këtë merkato verore, sulmuesi me origjinë shqiptare po e mendon seriozisht largimin nga The Reds.


    Për Shaqirin po flitet gjithnjë e më shumë për një rikthim në Serinë A italiane.

    Lazio, falë edhe drejtorit sportive Igli Tare ka shfaqur më shumë interes për ish-lojtarin e Interit, por sëfundmi në skenë për të marrë shërbimet e 29-vjeçarit nga Gjilani ka dalë edhe Milani.

    Lazio qëndron në pole-position për të firmosur me Shaqirin por vetë futbollisti preferon kuqezinjtë.

    Tashmë mbetet për t’u parë se te cili nga këto dy klube do të jetë e ardhmja e Xherdan Shaqirit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!