×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri fitoi Premier Ligën me Liverpoolin, reagon edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 14:24

    Lutfi Haziri e ka uruar Xherdan Shaqirin për triumfin e Liverpoolit në Premier Ligë


    Liverpool fitoi pas 30 vitesh titullin e Premier Ligës dhe njëkohësisht Shaqiri u bë kosovari i parë që e fiton këtë trofe, shkruan Reporteri.net

    Shaqiri këtë edicion nuk pati shumë paraqitje me Liverpoolin shkaku edhe i lëndimeve të shpeshta.

    Xherdani është me prejardhje nga Gjilani dhe kryetari Lutfi Haziri e ka përgëzuar djaloshin që vjen nga Anamorava.

    “Kampioni mbetet kampion. Xherdani – Qytetar Nderi i Gjilanit, prapë kampion me Liverpool. Urime dhe krenar me ty!,” shkruan Lutfi Haziri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!