×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri i lumtur me rikthimin në fushë, ia dërgon këtë porosi Kloppit

    Reporteri
    09 Janar 2021 | 13:58

    Xherdan Shaqiri pati një paraqitje të mirë mbrëmë për Liverpoolin në ndeshjen kundër Aston Villës


    Liverpooli fitoi 4-1 ndaj Aston Villës, e cila u fut në fushë me futbollistë nga akademia pasi ekipi i parë është në karantinë, shkruan Reporteri.net

    Shaqiri në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë dhe pati impakt të menjëhershëm ku asistoi në dy gola.

    Pas ndeshjes ylli shqiptar tha se është i lumtur që u rikthye për t’i ndihmuar ekipin dhe se është i gatshëm për të luajtur më shumë.

    “Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitiv dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë,” ka thënë Shaqiri.

    “Kam punuar shumë për tu rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmojë bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!