×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri: Jam krenar me ekipin, na mungoi fati

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 8:30

    Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri ka folur pas humbjes së Zvicrës nga Spanja.


    Spanja u kualifikua në gjysmëfinale të “Euro 2020” pasi mposhti Zvicrën pas ekzekutimit të penalltive.

    Protagonisti kryesor i Zvicrës në këtë Kampionat Evropian ishte si gjithmonë Shaqiri, i cili e mbylli këtë ‘Euro’ me tre gola të shënuar prej të cilëve njërin e realizoi sot ndaj Spanjës dhe dy të tjerë kundër Turqisë.

    Mesfushori ka dhënë një deklaratë të shkurtër pas ndeshjes ku tha:

    “Unë jam me të vërtetë krenar për ekipin. Penalltitë janë çështje fati 50-50. Unë isha nervoz duke parë gjuajtjet e tyre, mendoj se thjesht na ka munguar pak fati sot”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!