×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri komenton në foton e yjeve të Kosovës – Rashica xhelozon pse nuk është aty

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 20:00

    Florent Hadërgjonaj ka postuar një foto në Instagram ku shihet me disa nga yjet e Kombëtares së Kosovës, derisa Xherdan Shaqiri i ka quajtur ata “bisha”


    Kosova po përgatitet për ndeshjen me Malin e Zi që do ta zhvillojë nesër në Fadil Vokrri në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, shkraun Reporteri.net

    Florent Hadërgjonaj ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet së bashku me Vedat Muriqin, Leart Paqaradën, Atdhe Nuhiun dhe Benjamin Kolollin.

    Në këtë fotografi Hadërgjonaj ka shkruar “Më shumë se bashkëlojtarë”, ndërsa ka pasur komente edhe nga Xherdan Shaqiri e Milot Rashica.

    Shaqiri i ka quajtur “Bisha” yjet e Kosovës, derisa Miloti ndjehet pak xheloz se pse nuk është edhe ai në foto. Vushtrriasi ka komentuar “Wuee po de po”.

    Ndryshe, atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë dhe neser pritet një fitore përball Malit të Zi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!