Temë kryesore e mediumeve botërore të sportit edhe më tej mbetet ndeshja e mbrëmshme në të cilën Liverpooli realizoi përmbysjen e madhe në “Anfield”, ku arriti të shënojë plot 4 herë në portën e Ter Stegen, aq sa i duheshin për të nxjerrë jashtë Ligës së Kampionëve Barcelonën e Lionel Messit.
Kurse në radhët e “Të Kuqve” edhe njëherë shkëlqeu Xherdan Shaqiri, i cili i dëshmoi trajnerit Jurgen Klopp se padrejtësisht po mbahet në bankinë.
Fitorja madhështore, e rrallë si e tillë në historinë e Champions, vazhdon të komentohet në çdo detaj nëpër mediumet botërore. E në mesin e atyre detajeve, vjen edhe informacioni sipas të cilit Xherdan Shaqiri në gjysmë lojën e parë ka qenë agjërueshëm dhe ka bërë iftar në pauzën mes dy pjesëve.
Koha e iftarit në Liverpool të martën ka qenë në ora 20:58, kurse ndeshja ka filluar në ora 20:00 me kohë lokale (ora 21:00 sipas kohës tonë).
Shaqiri ka pasur mundësi të bëjë iftar pak minuta para fillimit të pjesës së dytë, shkruajnë këto media, duke rikujtuar se Shaqiri është besimtar mjaft i devotshëm.
Pa marrë parasysh nëse ka qenë ose jo agjërueshëm, kjo nuk u vërejt aspak te superylli shqiptar, i cili shkëlqeu dhe ishte në mesin e futbollistëve më të mirë në teren.
Tema e agjërimit është aktuale në botën e futbollit edhe sot në prag të ndeshjes Ajax-Tottenham në Amsterdam, pasi në radhët e Ajaxit luajnë shumë futbollistë që i takojnë besimit islam.
Ndërsa ky ishte asisti i Xherdan Shaqirit për golin e tretë të Liverpoolit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.