Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri mund të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra e Liverpoolit, kanë njoftuar të premten mediumet në Angli.
Siç raportojnë mediat angleze, Shaqiri nuk ka lënë përshtypje pozitive, duke shënuar vetëm gjashtë gola dhe pesë asistime në 30 paraqitje.
Por, Shaqiri nuk ka pasur edhe shumë hapësirë gjatë edicionit të tij të parë te skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloppi.
Mesfushori i Zvicrës, te Liverpooli u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga skuadra e Stoke Cityt dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.