Xherdan Shaqiri ka thënë se ishte ai që e ka mbajtur Jurgen Klopp duke mos e lejuar të rrëzohet nga autobusi.
Futbollisti shqiptar e ka quajtur javë të çmendur atë që ka ndodhur pas triumfit të Liverpoolit në Champion League.
“Titulli dhe festimi i titullit te Liverpool ishte absolutisht një çmenduri. E keni parë edhe ju se si mbi 750 mijë njerëz dolën në rrugë për të festuar me ne. Nuk do ta harrojë kurrë në jetën time atë.
Isha unë që e mbajta trajnerin Klopp për të mos u rrëzuar nga autobusi. Jam ulur afër tij gjatë gjithë kohës. Unë nuk kam pirë fare alkool, të tjerët po. E ardhmja ime me siguri se është Liverpooli. Kam kontratë afatgjate atje. Por, në futboll kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë.
Tashmë jam pak i lodhur sepse nuk kishim pushim as në dimër. Kam nevojë për disa ditë relaksi dhe jam i lumtur që do t’i shijojë.
Te Liverpooli nuk është e lehtë të luash sepse është skuadër që kërkon shumë nga futbollistët. Ndeshja ndaj Barcelonës ishte poashtu çmenduri në vete. Kjo ndodhi kundër një ekipi të madh ku askush nuk mendonte se kjo mund të ndodhte. Unë kurrë nuk do të harroj atë që përjetova atë natë. Padyshim që ishte njëra nga ndeshjet më të nxehta në karrierën time” ka thënë Shaqiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.