×
  • Sport
  • Sport

    Shefat e Realit nuk kanë besim më në Hazardin, ai arriti në Real Madrid në mbipeshë

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 13:26

    Real Madrid nuk e ka marrë Eden Hazardin që ata kanë kërkuar. Siç raportohet në mediat spanjolle belgu ka shkuar në parasezon tek madrilienët me hiç më pak se 7 kilogram mbipeshë.


    Për Zinedine Zidanen nuk ka qenë kjo vera më e mirë, anipse transferoi futbollistin që e kërkoi tash e sa kohë, shkruan Reporteri.net

    Një problem që së fundmi ka shqetësuar klubin, një problem që Zidane as që e ka menduar të merret me të, është pesha e Hazard.

    Sipas ‘Sport’s, belgu ka shkuar në detyrë në parasezonen e klubit me një ‘bure’ mbipeshë.

    Kjo ka shkaktuar nervozë tek presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili e kishte ngritur në qiell transferimin e Hazard, duke thënë se ai do të ishte futbollisti që do të zgjidhte problemet e Realit.

    Tani raportohet se Perez nuk ka besim në Hazardin dhe ka nënshkruar me të vetëm për shkak të kërkesës së Zidane.

    Për Hazardin kjo nuk është hera e parë që përballet me probleme të mbipeshës pasi edhe në sezonin 2015/16 kishte të njëjtat probleme, që ndikuan në formën më të keqe të karrierës së tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!